Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Foto: Agim Bahtiri/Facebook

Agim Bahtiri viziton Ujmanin pa Policinë e Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka vizituar sot liqenin e Ujmanit.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka shkruar se liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm.

“Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Me 29 shtator, në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protestën kundër idesë për shkëmbimit të territoreve, presidneti Thaçi kishte vizituar liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

https://kallxo.com/thaci-sqaron-viziten-ne-ujman/

https://kallxo.com/thaci-ne-ujman-kosova-eshte-sovrane/

Ksllxo.com