Agim Bahtiri pret në konak Glauk Konjufcën dhe Mefail Bajqinovcin

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në shtëpinë et tij kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Në këtë takim ishte edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka mbetur i kënaqur me vizitën e kreut të Kuvendit.

Ishte kënaqësi të pres sonte në konak Kryetarin e Kuvendin të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputetin, Mefail Bajqinovci”- ka shkruar Bahtiri në Facebook.