Agim Bahtiri viziton zhytësin e lënduar - Foto: Facebook/AgimBahtiri

Agim Bahtiri viziton në QKUK zhytësin e lënduar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka vizituar në QKUK njërin prej katër zhytësve të lënduar sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Bahtiri përmes profilit të tij në “Facebook”, ka njoftuar se porsa ka marrë vesh për lëndimin e zhytësit Avni Ahmeti është kthyer nga Maqedonia për ta vizituar në Emergjencën e QKUK-së.

Kryetari Bahtiri ka postuar një fotografi me zhytësin, i cili është i shtrirë në shtratin e spitalit.

Ai i ka uruar shërbim të shpejtë.

Katër zhytës u lënduan sot gjatë një gare kërcimi në ujin e lumit Ibër në pjesën e Liqenit Akumulues.

Ky është postimi i plotë i Agim Bahtirit:

“Me të kuptuar se bashkëvendasi im, Avni Ahmeti, ka pasur një fatkeqësi në lumin Ibër, jam kthyer nga Maqedonia për ta vizituar në emergjencën e QKUK-së. I uroj shërim të plotë dhe kthim të shpejt në mesin e familjes.”