Aderime në AAK Pas Ditës me Lotsjellës në Kuvend

Gjeologu Brahim Mehmeti nga Lëvizja për Bashkim kaloi sot në AAK.

Mehmeti në një konferencë për shtyp ku doli bashkë me Ramush Haradinajn, kalimin në AAK e konsideroi zgjedhje të duhur.

“AAK për mua është subjekti më i besuar aktualisht në Kosovë dhe lideri i saj Ramush Haradinaj është njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshime pozitive në vend,” tha Mehmeti.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ditën e djeshme e vlerësoi të rëndë, por tha se kjo nuk po i pengon qytetarët e Kosovës t’i bashkohen këtij subjekti.

“Përkundër plot telasheve politike qe po kalon vendi dhe plot presione qe po i bëhen AAK-së, qytetarët e Kosovës nuk po hezitojnë të bëhen pjesë e këtij subjekti politik pasi që përmes mbështetjes për AAK-në shpresojmë të ketë ndryshime për të mirën e Kosovës,” tha Haradinaj.

Përveç Mehmetit, AAK-së sot iu bashkuan edhe 50 të rinj.