QKUK - Foto: Atdhe Mulla

82 operacione për 24 orë u realizuan në QKUK

Qendra Klinike e Kosovës ka njoftuar se ky institucion ka kryer 82 operacione në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të ShSKUK  këto operacione janë kryer në klinika të ndryshme.

“Nga raporti i Klinikës së Anestezionit bëhet e ditur se 28 operacione janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë, 8 operacione emergjente në Klinikën Emergjente, 8 operacione në Klinikën e Ortopedisë. Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale ka kryer 2 operacione, përderisa në Klinikën e ORL-së me anestezion total janë kryer 9 operacione. Në Kirurgji Torakale janë kryer 2 operacione, në Kardiokirugji 1 operacion. Stafi mjekësor i Klinikës së Neurokirurgjisë ka kryer 2 operacione, përderisa në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë kryer 3 operacione. Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka kryer 4 operacione, kurse në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë kryer 5 operacione. Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë kryer 6 operacione, kurse në Klinikës Urologjisë 4 operacione”, thuhet në njoftim.