Fjalimi i Presidentes pa opozitën

Opozita Bojkoton Presidenten

Deputetët e partive opozitare kanë bojkotuar fjalimin vjetor të Presidentes Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës.

Para se Presidentja ta fillojë fjalimin, në sallën e Kuvendit janë parë deputetët opozitarë Besa Baftiu, Rexhep Selimi, Aida Dërguti, Shqipe Pantina e Ilir Deda.

Por pak para se të fillojë seanca, ata janë larguar nga salla duke e lënë të zbraztë krahun e majtë të ulëseve, aty ku qëndrojnë deputetët e opozitës.

Pasi janë larguar nga salla, opozitarët janë ndalur në holl të Kuvendit në pritje të fundit të fjalimit të Presidentes.

opozita17 opozita17a opozita17b opozita17c