Pamje nga protestat studentore të 1 tetorit 1997 - Foto: Rtv21

20 Vjet nga Protestat e Lëvizjes Studentore

Më 1 tetor të vitit 1997 Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protesta për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Pos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./21Media