Radio Dukagjini shënoi 24 vjetorin e themelimit

Radio Dukagjini ka shënuar 24 vjetorin e themelimin me një gala koncert të mbajtur mbrëmë enkas për shënimin e këtij përvjetori.

Radio Dukagjini është themeluar në shtator të 1999 në Pejë.

Në 24 vjetorin e kësaj radioje, drejtues të saj kanë ndarë çmime e mirënjohje për artistë e bashkëpunëtorë të ndryshëm.

Radio Dukagjini ndau çmimet post mortum për artisten, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena dhe Ismet Peja.

Këngëtares Dafina Zeqiri iu dha çmimi “Artistja e Vitit 2023” nga Radio Dukagjini. Me mirënjohje u nderuar artistë të tjerë, media e personalitete tjera të medias e kulturës.

Drejtues të kësaj radio thanë gjatë natës së mbrëmshme festive se Radio Dukagjini do të vazhdojë të mbetet radio numër një duke paralajmëruar shumë projekte të reja.