Xhamia në Drenas. Foto: Facebook

2.2 Kilogramë Eksploziv Afër Xhamisë

Policia në raportin 24 orësh të saj bën me dije se ky eksploziv i gjetur të premten në afërsi të Xhamisë në Drenas nuk kishte mjet iniciues për eksplodim.

“Mjeti i dyshuar eksplodues nuk ka pasur mjete iniciuese për eksplodim, pasi që nuk ka pasur detonator. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar të gjitha detajet lidhur me rastin,” thuhet në këtë raport.

Policia njofton më tutje se dje afër kësaj xhamie kishte gjetur një çantë të dyshimtë ku shiheshin disa tela dhe një pllakë metalike.

Forcat e rendit edhe pse nuk e kanë bërë të ditur se cilat do të ishin pasojat në rast shpërthimi, kanë treguar se bënë sigurimin e vendit të ngjarjes duke evakuar banorët që kanë qenë në afërsi të perimetrit të sigurisë.

Por edhe përkundër kësaj, i sigurt nuk ndihet imami i kësaj xhamie, mulla Osman  Musliu.

Ai tha për KALLXO.com se nuk ka asnjë informatë se për çfarë mjeti bëhej fjalë dhe kush e ka vendosur, por që tani ndihet i rrezikuar të jetojë në shtëpinë që e ka ngjitur me xhaminë.

“Ju thashë policisë dje se, a s’po e shihni të arsyeshme për naj roje, ose diçka se po ndihna i rrezikum… kur qitet gjithë ata ekploziv normal që ndihet i rrezikum njeri.. Tash du me ja u bë një kërkesë me shkrim, me kërku mbrojtje bile natën,” tha Osman Musliu.

Imami në shtëpi jeton me 3 fëmijët dhe bashkëshorten, ndërsa gjatë ditës së djeshme në xhami sipas tij ishin mbi 500 veta.

Ai thotë se beson në shumë arsye që kanë çuar te vendosja e atij eksplozivi.

“Ndoshta me i tutë njerëzit prej feje, ndoshta ndonjë shërbim sekret, ndoshta ndonjë sulm ekstremist, ku ta di,” thotë ai.

Por për Musliun të dyshuar janë të gjithë, pasi që sipas tij, ai shpesh ka dalë me deklarata  kundër qeverisë, grupeve ekstremiste, Bashkësisë Islame e Ipeshkvisë së Kosovës.

Disa kosovarë u janë bashkuar grupeve ekstremiste që luftojnë në Siri e Irak

“Unë kam dalë me deklarata të vogla shpesh kundër tyre, dhe pa dalë apet nuk e la, se unë jam Mulla Osman,” tregon se nuk ndryshon imami Musliu.

KALLXO.com shkroi dje për mjetin shpërthyes afër xhamisë.

http://kallxo.com/mjet-shperthyes-ne-xhamine-e-drenasit/

Vendosjen e këtij mjeti e dënuan dje dhe ssot Komuna e Drenasit< Bashkësia Islame e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë.

http://kallxo.com/2240508-2/