16 vjeçari theret me thikë në Hajvali

Një 16 vjeçar është therur me thikë pas një përleshje mes disa të miturve në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave të mitur.

Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ka të bëjë me rast lëndimi trupor ku viktima E.B, 16 vjeçar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje , tre prej të cilëve  pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Ndërsa i dyshuari i katërt A.Sh, 19 vjeçar, është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën lëndim i rëndë trupor.