1 Maji në Prishtinë nëpër fotografi

Në Ditën e Punëtorëve shumë protesta e aktivitete u zhvilluan në Prishtinë.

Aktivitetet e sotme nisën me një instalacion kundër vdekjeve në vendin e punës, për të vazhduar me një aksion të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës protestoi kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve, ndërsa marshoi nëpër rrugët e kryeqytetit edhe Blloku Antikapitalist.

Të gjitha aktivitetet mund t’i shihni nëpërmjet fotografive.