Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Pasuria e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, ai e ka deklaruar një banesë 65 metra katrorë me vlerë 55 mijë euro, një shtëpi prej 200 metrash katrorë në vlerë prej 35 mijë eurove, si dhe oborre, ara, pyje, livadhe e pemishte në vlerë të përgjithshme 18 mijë e 240 euro.

Hoxha ka deklaruar të ketë edhe veturë të tipit Mercedes në vlerë 5 mijë e 500 euro.

6 mijë e 260 euro e 45 centë ka thënë se i ka në bankë. Por, shefi i Policisë e ka edhe 40 mijë e 759 euro kredi. Po ashtu, edhe bashkëshortja e tij rezulton se ka detyrime 10 mijë e 674 euro e 46 centë për t’i kthyer në bankë si kredi.

Hoxha ka deklaruar se ka një pagë vjetore prej 29 mijë e 155 euro e 28 centë. Gjatë vitit 2023, ai ka deklaruar se marr mëditje në vlerë prej 2 mijë e 936 euro e 16 centë nga Ministria e Kulturës si dhe nga Policia ka marr mëditje në vlerë prej 5 mijë e 235 euro e 74 centë.

Linku për qasje në deklarimin e pasurisë së Gazmend Hoxhës.