Ramush Haradinaj paralajmëron shkarkimin e Nenad Rikalos

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkarkimin e një ministri të kabinetit të tij.

Bëhet fjalë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Shkarkimi i këtij ministri është kërkesë e grupit parlamentar të PSD-së, në mesin e pesë kushteve të cilat kjo parti i ka parashtruar për qeverinë në këmbim të votës për buxhetin e këtij viti.

Përderisa  dita e votimit po afron, Haradinaj sot tha se do ta respektojë marrëveshjen me PSD-në.

“Sa i përket Rikalos, është një pjesë e marrëveshjes me PSD dhe kjo marrëveshje do të respektohet kur të vjen koha”, tha Haradinaj.