Ramush Haradinaj | Foto: Beta

Ramush Haradinaj: Gjashtë Muaj tu Nga prej Pune në Punë

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se nuk po ia di lezetin postit që mban nga puna në tema të akumuluara.

Duke iu përgjigjur një pyetje të deputetit Haxhi Avdyli në interpelancën për vendimin e ligjit të pagave, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk po ia di lezetin postit që mban nga puna në temat e grumbulluara.

“Gjashtë muj asni ditë lezet s’ja di kësaj pune, tu nga prej pune në pune në punë, me tema të akumulume”, tha Haradinaj.

Keni thënë që rritja e pagave e ul korruptimin e zyrtarëve, çka nëse del ndryshe pa rritje?, pyeti deputeti Avdyli Haradinajn.

Kryeministri kërkoi që vgendimmarrëssit të mos npërkëmben.

“Nëse i leni vendimmarrësit dhe i nëpërkëmbni, qoftë edhe me pagë nuk është mirë ajo. Nuk janë vendet e zhvillume se kanë hierarki edhe ne pagë. Po dikush qe man përgjegjësi të shtetit, është pak ma ndrysh bre”, tha Haradinaj.

Ai sot deklaroi edhe se ka raste kur shteti jep para në të zezën.

http://kallxo.com/ramush-haradinaj-shteti-jep-para-ne-te-zezen/

Haradinaj nuk e fshehu se do t’i dhimbset shfuqizimi i vendimit të tij për rritje pagash.

http://kallxo.com/haradinaj-dhimbset-nese-bie-vendimi-per-rritje-pagash/