
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Në raportin 24 orësh policia ka dhënë detaje për personin që dyshohet se dje qëlloi veten.
Policia njofton se një person ka vdekur dje paradite në Spitalin e Gjakovës, ndërsa “dyshohet që ka qëlluar vetën në kokë me një pistoletë”.
Policia më tutje duke folur për rastin e mbrëmshëm tregon se në vend të ngjarjes “është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”.
Policia bën me dije se “viktima para se të kryente aktin, i kishte dërguar një SMS lamtumire gruas së tij”.
Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar për t’ia kryer autopsinë.
KALLXO.com shkroi për vetëvrasjen e djeshme në Gjakovë.
10 Mars 2018 - 16:12
Send this to a friend