Policia jep detaje për aksidentin në fshatin Slivovë

KALLXO.com para pak minutave raportoi për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Zëdhënsja e policisë në rajonin e Pristhinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi më herët për aksidentin në fshatin Slivovë.

https://kallxo.com/aksident-i-rende-trafiku-ne-magjistralen-prishtine-gjilan-pamje/

.