Plotësohet Këshilli Drejtues i UP-së, zgjedhet anëtari i ri

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zgjedhur Ujkan Bajrën si anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së.

Ky emërim erdhi pasi anëtarja Ardiana Bunjaku dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Kryesuesja e KD-së, Laura Kryeziu konfirmoi për KALLXO.com emërimin e Bajrës në Këshill ndërsa tha se dorëheqja e Bunjakut ishte bërë për arsye personale.

“Është Ujkan Bajra është dërgu prej Ministrisë. [Ardiana] është largu për çështje të veta personale, angazhimet e veta”, tha Kryeziu.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me Bajrën por kontakti me të deri më tani ka qenë i pamundur.