UP-ja miraton buxhetin për hapjen e 150 pozitave të reja për staf akademik
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka votuar buxhetin për hapjen e 150 pozitave të reja për staf akademik.
Me 7 vota pro dhe asnjë kundër është votuar që të hapen 71 pozita për rekrutimin e stafit akademik me titull asistentë dhe 79 pozita për profesorë asistentë.
Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka thënë se konkursi është zhvilluar në bazë të rregulloreve të fuqi.
“Ajo çfarë menaxhmenti ka bërë është ajo që ka bërë më herët. Mund të them që për ndarjen e buxhetit janë zbatu në bazë të rregulloreve”- ka thënë Qerimi.
Në anën tjetër Selim Bezeraj, anëtar i KD-së ka thënë se në kompetencë e tyre është vetëm miratimi i buxhetit për hapjen e pozitave të reja.
“Buxhei lejon 150 pozita por ndarjet të vendosen nga menaxhmenti dhe jo nga Këshilli Drejtues.
Ne nuk po e kërkojn ndarjen sipas fakulteeve ne po e bëjmë që shpërndajra të bëhet nga senati. Kjo le të jetë e specifikaur që ne si KD e ndajm vijën mes senatit dhe Këshillit Drejtues”- ka thënë Bezeraj.
Shuma e paraparë për të mbuluar rrogat e 150 personave si staf akademik është 1 milion e 755 mijë e 826 euro.