Naser Sahiti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Ish-rektori Sahiti refuzon të flas para gazetarëve

Naser Sahiti nuk ka pranuar të prononcohet për media pas shkarkimit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së.

Sahiti u ka thënë gazetarëve që të kenë mirëkuptim për mos prononcim sepse më vonë do të jetë në një emision dhe aty do të flas.

“…Mos pritni se nuk do të prononcohem sepse më vonë do të jem në një emision. U kam premtu që nuk do të prononcohem, u kam premtu atyre, nëse u kisha premtu edhe juve, njësoj kisha vepru. E kam dhanë fjalën. Mos pritni këtu. Mos pritni sepse njëjtë edhe pas një ore nuk do të prononcohem”- tha Sahiti para gazetarëve të shumtë që ishin mbledhur aty.


Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit me tetë vota pro dhe një abstenim në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së.

Luljeta Plakolli Kasumi është emëruar ushtruese e detyrës së rektores së Universitetit të Prishtinës.

Rektori i UP-së refuzon të marr pjesë në mbledhje ku do të bëhet vlerësimi i performancës së tij, menaxhmenti i bën publike komentet që u ngritën nga Kryesuesi i KD-së