Pas Raushiqit edhe një rrahje në zgjedhjet e PDK-së

Një person është arrestuar dhe është dërguar në ndalim për shkak të një përleshje e cila ka ndodhur në degën e PDK-së në Pejë.

Burime të KALLXO.com mësojnë se një përleshje e re është regjistruar mbrëmë në Pejë në mes dy grupeve rivale brenda PDK-së.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zgjedhjeve për njërën nga degët e Pejës në shkollën 8 marsi.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Pejës në lidhje me incidentin dhe arrestimin, por të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm në telefon.

“Në tubimin partiak të mbajtur mbrëmë në qytetin e Pejës, si pasoj e një përleshje fizike, prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”. Për veprimet e mëtutjeshme rreth kësaj çështje penale do informoheni me kohë” ka thënë Shkodran Nikçi zëdhënës i prokurorisë në Pejë.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi për një tjetër përleshje brenda PDK-së në Raushiq të Pejës.

Burime të KALLXO.com thonë se ka pasur përleshje fizike gjatë kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

https://kallxo.com/pamje-perleshje-ne-zgjedhjet-e-pdk-se-ne-raushiq/

https://kallxo.com/pdk-fsheh-nga-policia-perleshjen/