Ilustrim

Ushqimet që 'luftojnë' pagjakësinë

Pagjakësia lidhet me mungesën e rruazave të kuqe të gjakut ose hemoglobinës, një proteinë e kuqe e cila është përgjegjëse për transportin e molekulave të oksigjenit në trup.

Të prekurit nga pagjakësia përballen me simptoma si frymëmarrjet e shkurtra, lodhje ekstreme, lëkurë e zbehtë, dhimbje gjoksi, marrje mendsh, dhimbje koke dhe infeksione të shpeshta.

Më poshtë u sjellim tri ushqime që ju ndihmojnë në luftën kundër anemisë:

Buka integrale

Mund të merrni 6% të sasisë së nevojshme ditore të hekurit vetëm nga një fetë bukë. Përfshini në dietën tuaj edhe makaronat integrale dhe oriz kafe.

Vezët

Ngrënia e një veze në ditë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sasinë e hekurit që merrni nga ushqimet.

Shega

Disa prej frutave më të pasura me hekur në planet janë shegët. Këto fruta gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë C.