Real Madrid i gatshëm t’i shpenzojë 150 milionë euro për Mohamed Salahun

La Liga mund të konsiderohet si destinacion i ardhshëm i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sipas, gazetës spanjolle “Don Balon”, Real Madrid është duke e konsideruar transferimin e Mohamed Salahut, nëse dështon transferimi i Hazardit nga Chelsea.

“Los Blancos”, janë duke shikuar që ta gjejnë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos i cili u transferua në Juventus në verën e kaluar dhe belgu Eden Hazard mbetet zgjidhja e parë për ta.

Megjithatë, presidenti i Realit Florentino Perez është duke përgatitur t’i shpenzojë 150 milionë euro për Salahun, nëse dështon transferimi i  Hazardit nga Chelsea.