Prishtina e pret në shtëpi Keku-n e dërmuar

Prishtina të shtunën pritet të ketë një punë të lehtë përball KEK-ut, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të xhiros së  11-të në Ipko Super Ligën e Kosovës.

Ndeshja fillon në orën 14:45.

Prishtina është duke kaluar në një formë të mirë, ku deri më tani nga nëntë ndeshje ka grumbulluar 18 pikë gje radhitet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak që do ta luaj ndaj Feronikelit.

Ndërsa KEK-u nga nëntë ndeshje sa i ka zhvilluar deri më tani i ka tetë humbje dhe vetëm një barazim, duke u radhitur e fundit në table pa ndonjë shpresë.

Gjyqtar kryesorë i kësaj ndeshje do të jetë Arben Halilaj.