Foto: Facebook

Pas humbjes nga Kosova, lojtari Azarbajxhanit fyen kosovarët

Sulmuesi i  FC Sebail dhe lojtar i Kombëtares së Azerbejxhanit, duket se nuk i ka pëlqyer humbja prej 4-0, të martën ndaj Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Komebeve.

Ruslan Gurbanov, ka folur për  azeirsport.com, duke thënë se Kosova ishte më e fortë dhe duhet ta pranojnë këtë.

“Pas këtij rezultati, nuk ka asgjë për të thënë. Kosovarët ishin më të fortë se ne, dhe kjo duhet pranuar”. Nuk kemi pasur frikë nga një rival, vetëm se Kosova ka lojtarë vërtet të mirë, shumica prej të cilëve luajnë në kampionate të forta. Ata bënë rezultatin”, ka thënë fillimisht Gurganov.

Gurganov ka thënë se pasi e pësuan golin e parë në minutën e dytë nga Arber Zeneli, kanë menduar se do ta rikthenin rezultatin, por nuk i shkuan gjërat ashtu siç e kishin planifikuar.

“Edhe pasi ata shënuan shpejtë, mendoja se tani çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të jemi në gjendje të reagojmë në të njëjtën mënyrë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç planifikuam. Dua tu kërkoj falje tifozëve dhe të gjithë njerëzve të Azerbajxhanit”, ka thënë Gurganov.

Sulmuesi i Sebailit, ka qenë i inatosur me tifozët kosovarë, pasi kanë fishkëlluar himni i tyre, ai ka thënë se Azerbejxhani ka bërë mirë që nuk e njeh Kosovë, pasi i cilëson kosovarët si të egër.

“Përkundër gjithçkaje, gjithmonë duhet të jeni njerëz, t’i respektoni vlerat e një vendi tjetër. Fakti që himni i Azerbajxhanit u fishkëllye në Kosovë tregon se ata nuk e respektojnë kundërshtarin. Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur, që nuk e njeh Kosovën, sepse ata nuk janë shtet, por të egër”, ka thënë Gurganov i inatosur.