Foto: Werder TV/Youtube

Milot Rashica për televizionin gjerman: Flija është ushqimi im i preferuar (Video)

Milot Rashica në këtë javë ka qenë protagonist kryesor në skuadrën gjermane Werder Bremen.

Sulmuesi kosovar të dielën i shënoi dy gola për skuadrën gjermane dhe gjatë tërë javës është përfolur për të.

Rashica ka dhënë një intervistë për “Werder TV”, ku i janë bërë shumë pyetje të cilat shpeshherë e ka pasur të vështirë të zgjedhë.

Ai është pyetur se a do të zgjidhte flijën apo qebapët, ai është përgjigjur për flinë.

Për ta ndjekur intervistën e tij të plotë mund ta shikoni në videon poshtë tekstit.