Foto: Manchester United/ Twitter

Manchester United shkatërron Cardifin (Foto)

Manchester United ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-1, ndaj Cardiffit, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” e nisën furishëm pjesën e parë, pasi pas tre minutave kaluan në epërsi më Marcus Rashfordin me një gol të bukur nga goditja e lirë.

Ander Herrera e dyfishoi epërsinë në minutën e 29’ me një gol të bukur.

Cardiff e ngushtoi epërsinë në minutën e 38’ me anë të Camarasas.

Martial u përkujdes që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 1-3, në minutën e 41’.

Djemt e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer, i shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë.

Të dy golat i shënoi  Jesse Lingard në minutat 57’ dhe 90’.

Pas kësaj fitore Manchesteri radhitet në vendin e gjashtë me 29 pikë.