Manchester United e gatshme që ta shkarkoj Mourinhon

Manchester United është gati që ta shkarkoj trajnerin portugez Jose Mourinho, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon.

E për zëvendësuesin e tij, siç duket drejtuesit e UTD, tashmë veçse kanë menduar, e ai është Mauricio Pochettino i Tottenhamit.

Sipas “The Sun”, Manchester Unitedi është e gatshmë që t’i paguaj 40 milionë funta për prishjen e klauzolës për Pochettinon.

Pochettino shihet si njeriu ideal për ta zëvendësuar Mourinhon i cili po zhgënjen deri më tani me “Djajt e Kuq”.