Roma ia ‘kallxon derën’ Jose Mourinhos, e shkarkon në mes të sezonit

Klubi kryeqytetas i Italisë, AS Roma ka njoftuar se ka shkruar trajnerin Jose Mourinho.

Mourinho u shkarkua nga klubi pas 2 sezone e gjysmë në krye të klubit.

Shkarkimi i tij erdhi pas humbjes 3:1 nga Milan dhe derbit lokal nga Lazio para disa ditësh.

Mourinho ishte emëruar trajner i Romës në sezonin 2021/22.

Roma momentalisht gjendet në pozitën e 9-të në Itali me 29 pikë, 22 pikë larg nga vendi i parë dhe 5 pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Roma me Mourinhon trajner fitoi për herë të parë një kompeticion evropian, duke u shpallur kampion në Ligën e Konferencës.

“AS Roma mund të konfirmojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij i trajnerëve do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Përditësime të mëtejshme për stafin e ri të trajnerëve të ekipit të parë do të pasojnë së shpejti” – thuhet në njoftimin e As Roma.