Manchester United e bën të pamundurën të mundur (Foto)

Manchester United ka bërë senzacion duke e mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat 3-1, si mysafir.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore të francezëve me rezultat 2-0, në Angli.

Ndeshja nisi mirë për UTD, pasi kaluan në epërsi në minutën e 2’ me Lukakun.

PSG u kundërpërgjigj shpejt duke e barazuar rezultatin në minutën e 12’ me Juan Bernatin.

Manchester United e riktheu epërsinë në minutën e 30’ me Romelu Lukakun.

Goli i më i rëndësishëm i kësaj loje u shënua në minutën e 90+4’ nga Marcus Rashford nga penalltia.

Manchester United kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-3, por në Ligën e Kampionëve goli mysafir vlen më shumë.