Manchester United dëshiron Allegrin si zëvendësues të Mourinhos

Manchester United është duke kaluar një periudhë jo të mirë në krye me trajnerin portugez Jose Mourinho. Drejtuesit e djajve të kuq janë duke menduar që tani për zëvendësuesit të portugezit e i cili duket të jetë trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri- shkruan Calciomercato.com.

Sipas Calciomercato-s, drejtuesit e Manchester United kanë pasur dis kontakte me Allegrin për ta parë disponimin e tij dhe siç duket Allegri i ka dhënë shenja pozitive Unitedit.

Allegri deri më tani është duke kaluar në një periudhë të mirë me skuadrën e Juventusit ku i ka fitore në të gjithë kompeticionet dhe shihet favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve pas 23-viteve me skuadrën bardhë e zi.