Foto: Foxsports/Twitter

Lucas Paqueta e bën driblimin e vitit ndaj Genoas (Video)

Milan ka arritur të triumfojë ndaj Genoas si mysafirë me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për Serie A.

E në këtë ndeshje startues luajti transferimi i ri i Milanit, Lucas Paqueta.

Paqueta luan si mesfushor i avancuar dhe i ka kushtuar Milanit 35 milionë euro pas transferimit nga Flamengo.

Mesfushori brazilian në minutën e 53’ e ka bërë driblimin e vitit në Serie A, duke i çmendur të gjithë tifozët e Milanit, por edhe më gjerë.

Tani video e Paquetas është duke bërë jehonë në mediat botërore.

Për të parë videon klikoni KËTU.