Rikthehet Liga e Kampionëve, vëmendja në Itali e Spanjë

Sot në program janë ndeshjet e Ligës së Kampionëve e vëmendja kryesore pritet të jetë në Itali dhe në Spanjë.

Milan pret ekipin anglez Liverpool në një ndeshje që pritet të jetë interesante. Liverpool tashmë është kualifikuar për në fazën e ardhshme ndërsa Milan kërkon kualifikimin në përballjen e sotme.

Milan dhe Liverpool gjenden në grupin B, dhe pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Liverpool mban pozitën e parë me 15 pikë të grumbulluara ndërsa Milan gjendet në pozitën e tretë me katër pikë.

Po ashtu në këtë grup, kualifikimin për më tutje do ta kërkojnë edhe Atletico Madrid dhe Porto që sonte takohen në mes vete.

Pos Milan-Liverpool një ndeshje tejet interesante që pritet të zhvillohet sonte, është edhe ajo në mes të Real Madrid dhe Inter.

Që të dy këto skuadra tashmë kanë siguruar kualifikimin por ato luftojnë për pozitën e parë.

Real Madrid dhe Inter gjenden në grupin D, dhe pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Real gjendet në pozitën e parë me 12 pikë të grumbulluara ndërsa Inter në pozitën e dytë me 10 pikë.

Ndeshjet tjera që zhvillohen sonte janë: Paris Sg-Club – Brugge, Leipzing – Manchester City, Ajax -Sporting Lisbona, Dortmund – Besiktash dhe Shaktar Donetks – Sheriff Tiraspol.

Dy ndeshje nisin nga ora 18:45 ndërsa ndeshjet tjera nga ora 21:00.