MILAN, ITALY - JANUARY 26: Romelu Lukaku of FC Internazionale clashes with Zlatan Ibrahimovic of AC Milan during the Coppa Italia match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on January 26, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Nesër zhvillohet 'Derby della Madonnina', luftohet për pozitën e parë në tabelë

Pas një pushimi dy javor, futbolli evropian rikthehet në aksion.

Nesër duke filluar nga ora 18:00 na pret një super ndeshje. Në kuadër të Ligës Italiane në Futboll zhvillohet “Derby della Madonina”.

Ky derbi zhvillohet midis Inter dhe Milan, dy skuadra rivale të moçme në mes vete.

Kjo sfidë pritet të jetë mjaftë interesante duke pasur parasysh faktin që momentalisht Inter gjendet vetëm katër pikë Milanit. Inter gjendet në pozitën e parë me 53 pikë ndërsa Milan gjendet në pozitën e tretë me 49 pikë të grumbulluara.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 24-të.

Në pesë takimet e fundit në mes veti, Inter ka tre fitore, Milan ka një fitore ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Fituesi i kësaj ndeshje pritet të ndikojë në garën për titullin e kampionit në Ligën Italiane të Futbollit.

Për këtë takim Inter nuk mund të shërbimet e Correas ndërsa Milan nuk mund të llogaritë në shërbimet e Kjaer dhe Ballo-Toure.