Ky gjyqtar gjykon derbin Inter - Milan

Inter – Milan do të përballen këtë vikend në kuadër të javës së 12-të në Ligën Italiane të Futbollit.

Kjo përballje do të gjykohet nga gjyqtari Daniele Doveri, raporton mediumi italian italy24news.

Para kësaj përballje Inter gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 24 pikë, ndërsa Milan gjendet në pozitën e dytë me 31 pikë të grumbulluara.

Në pesë takimet e fundit në mes veti Inter ka katër fitore, Milan ka një fitore ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

Ndeshja zhvillohet të dielën prej orës 20:45.