Ligat europiane kthehen pas pushimit njëjavor

SERIE A

Serie A në këtë sezon ka pësuar rritje të shikueshmërisë pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, por janë përforcuar edhe Milan, Inter e Napoli që janë konkurese për të dalë në fund triumfues.

Pas tetë xhirove në Serie A, Juventusi deri më tani është mbizotrues absolut nga tetë xhiro të zhvilluara aq fitore nga skuadra e Allegrit e cila i ka grumbulluar plotë 24 pikë.

Ndjekësi më serioz për Juventusin është Napoli në vendin e dytë me 18 pikë, në vendin e tretë vjen Interi me 16 pikë. Vendin e katërt, të pestin dhe të gjashtin e mbajnë Lazio, Roma dhe Fiorentina me nga 14 pikë.

Skuadra e Milanit në këtë sezon në fillim të sezonit  ka pasur ngecje, ku duket se në dy xhirot e fundit e ka gjetur formën më të mirë ku edhe ka realizuar dy fitore dhe pozicionohen në pozitën e 10-të me vetëm 12 pikë, por duhet të cekur se kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tabela e Serie A pas tetë xhirove

Xhiroja e nëntë në Serie A, sjell lojëra mjaft interesante, ku vlen të theksohet derbi i Milanos, ndërmjet Interit dhe Milanit të dielën që zhvillohet me fillim nga ora 20:30.

Inter dhe Milan deri më tani në Serie A, janë përballur plotë 65 herë, ku Interi i ka 25 fitore, Milan 21 fitore dhe 19 barazime.

Inter – Milan, në statistika

Roma do të luajë ndaj Spal-it të shtunën nga ora 15:00, ku pritet një fitore e lehtë e romakëve. Juventusi prej orës 18:00, do ta presë në shtëpi Geonan, të shtunën.  Ndërsa Napoli luan mysafir ndaj Udineses ku pritet të shënojë fitore të lehtë në mënyrë që mos t’i largohet kreut të tabelës.

Deri më tani golashënuesi më i mirë në Serie A është Krzysztof Piatek me 9 gola, ndërsa përcjellsi i tij është Lorenzo Insingne me 6 gola. Cristiano Ronaldo deri më tani ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 4 herë.

Serie A, duket se edhe në këtë sezon e ka të qartë se kush do të shpallet kampionë, por paqartësia qëndron për pozitat të cilat dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pra vendi i dytë, tretë dhe katërt, pasi skuadrat si Napoli, Milan, Inter, Roma e Lazio do të përballen dhëmb me dhëmb për këto vende.

PREMIERLIGA

Premierliga duket se këtë sezon do të jetë më interesanti e më sfiduesi, për arsye që gara për të qenë i pari është shumë e ashpër e dallimet po bëhen vetëm tek golaverazhi.

Pasi deri më tani nga tetë xhiro në këtë  Manchester City, Chelsea dhe Liverpooli kanë grumbulluar nga 20 pikë, ndërsa pozitën e parë e mban City, të dytën Chelsea e të tretën Liverpooli.

Por edhe vendi i tretë e i katërt, nuk janë larg nga pozitat e para, pasi dallimi në pikë është vetëm dy, pra përcjellësit më serioz janë Arsenali e Totthenami.

Ndërsa skuadra e Manchester Unitedit është duke kaluar në një formë te keqe, ku nga tetë xhiro, pozicionohet në vendin e tetë me vetëm 13 pikë, gjë që tregon se skuadra e Mourinhos e ka të vështirë të hyjë në garë për titull.

Tabela e Premierligës pas tetë xhirove

Xhiroja e nëntë sjell super ndeshjen ndërmjet Chelseas dhe Manchester Unitedit, që luhet nesër në “Stamford Bridge”. Në këtë ndeshje pritet fitore e djemve të Maurizio Sarrit, pasi United është duke kaluar në një formë jo të mirë.

Të dy ekipet në Premierligë janë përballur plotë 65 herë, ku Chelsea i ka fituar 22 ndeshje, Manchesteri 18, dhe 25 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Statistikat e ndeshjeve të luajtura deri tani nga Chelsea dhe Manchester United në Premierligë

Skuadra e Manchester Cityt do të luajë të shtunën nga ora 16:00 ndaj Burnleyt dhe pritet t’i arkëtojë tri pikët e radhëz.  Liverpooli poashtu e ka një ndeshje të lehtë ndaj Huddersfieldit, ku luan të shtunën me fillim nga ora 18:30, si mysafir.

Arsenali e përmbyll xhiron e nëntë në Premierligë ku do të luajë ndaj Leicesterit.

Golashënuesi më i mirë në Premierligë, pas tetë xhirove është Eden Hazard me shtatë gola e tri asistime, në vendin e dytë është Sergio Aguero me pesë gola e dy asistime i ndjekur nga Harry Kane i Tottenhamit me pesë të tillë.

Premierliga në këtë sezon duket se do të jetë e paparashikueshme deri në fund të sezonit, por duhet të presim së paku deri në përfundimin e sezonit vjeshtor për ta parë se a do të vazhdoj kjo garë e ashpër për vendin e parë, apo do të fillojnë të shkëputen ekipet nga njëra tjetra.

LA LIGA

La Liga spanjolle këtë sezon nuk ka nisur mirë për dy ekipet elitare, Barcelona e Real Madrid. Pasi pas tetë xhirove vendin e parë e ka rezervuar skuadra e Sevillës duke i surprizuar të gjithë, ku ka grumbulluar deri me tani plotë 16 pikë.

Barcelona gjendet në vendin e dyte me 15 pikë, ku në pesë xhirot e fundit ka treguar formë të dobët, duke shënuar vetëm një fitore, tri barazime dhe një humbje.

Vendi i tretë i përket Atletico Madridit e cila është me pikë të barabarta me Barcelonën 14. Ndërsa top katërshen e përmbyll Real Madrdi i cili është duke kaluar në një formë shumë të dobët dhe  nga tetë xhiro i ka grumbulluar vetëm tetë pikë.

Tabela e La Ligas pas tetë xhirove

Xhiroja e nëntë në La Liga na sjell super ndeshjen mes Barcelonës dhe Sevillas e cila luhet të shtunën nga ora 20:45 në stadiumin “Camp Nou”.

Këto dy ekipe në total janë përballur plotë 61 herë, ku Barcelona dominon me 35 fitore, Sevilla ka 11 fitore dhe 15 herë kanë barazuar.

Statistikat e përballjeve ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas deri më tani në La Liga

Real Madridi pritet të rikthehet ndaj fitoreve kundër Levantes, që zhvillohet ndeshje kjo të shtunën në ora 13:00.

Atletico Madridi pritet të ketë punë të vështirë po ashtu të shtunën si mysafir ndaj Villarrealit me fillim nga ora 18:30.

Golashënuesi më i mirë nga tetë  xhiro është Cristian Stuani  i Gironas me tetë gola, i përcjellur nga Andre Silva i Sevillas me shtatë.

Në La Liga në këtë sezon duket se do të ketë shumë paqartësi, pasi Barcelona e Reali po kalojnë në formë jo të mirë dhe këtë situatë pritet ta shfrytëzojnë Atletico Madridi dhe Sevilla të cilat duket se sivjet e kanë marrë seriozisht çështjen e kampionit.

BUNDESLIGA 

Duket se në Bundesligën gjermane ka marrë fund dominimi i skuadrës së Bayern Munich, pasi pas shtatë xhirove kampioni aktual ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe pozicionohet e gjashta.

Fjalën kryesore në Gjermani sivjet pritet ta thonë Dortmundi edhe Bayern Munich.

Dortmundi deri më tani i prin ligës në vendin e parë me 17 pikë pas shtatë xhirove, ku ka shënuar pesë fitore dy barazime dhe ende është pa humbje.

Vendin e dytë është skuadra e Leipzigut e përcjellë nga Monchengladbach dhe Werder Bremeni i Milot Rashicës.

Dortmundi të shtunën udhëton drejt Stuttgardit, ndeshje kjo që luhet të shtunën nga ora 15:30. Poashtu edhe Bayerni do të jetë mysafir i Wolfsburgut.

Tabela e Bundesliges pas shtatë xhirove

Golashënuesi më i miri deri më tani në Bundesligë është Paco Alacacer i Dortmundit me gjashtë gola.

Bundeliga këtë sezon pritet të jetë më interesante për faktin se Dortmundi është duke e kryesuer, e jo si në sezonet e tjera ku Bayern Munich fillonte shkëputjen prej fillimit të sezonit.

LIGUE 1

Kampionati francez Ligue 1, duket se edhe këtë sezon nuk do të paraqes ndonjë risi, pasi skuadra e Paris Saint Germain do të shpallet kampion.

Nga nëntë xhiro sa janë zhvilluar në Ligue 1, Parisi prinë e para me nëntë fitore ku deri më tani ka grumbulluar 27 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i dytë Llile.

Tabela e Ligue 1, pas nëntë xhirove

Skuadrat që e kanë rivalizuar gjithmonë Parisin si Lyon e Marseille, në këtë sezon nuk janë duke kaluar momente të mira dhe pritet që të luftojnë vetëm për një vend  për garat e evropës.

Golashënuesit më të mirë në Ligue 1, me nga tetë gola janë Neymar dhe Kylian Mbappe  të Paris Saint Germain, të përcjellur nga Thauvin i Marseillit me shtatë gola.