Bayer Leverkusen shpallet kampion i Bundesligës

Skuadra e Granit Xhakës, Bayer Leverkusen, ka fituar titullin e kampionit në Bundesligën gjermane.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso ka mposhtur në ndeshjen e sotme Werder Bremenin me rezultat të thellë 5-0.

Golin e dytë e ka shënuar Granit Xhaka në minutën e 60-të.

Kjo është hera e parë që Bayer Leverkusen shpallet kampion i Bundesligës.

Pas shënimit të golit të pestë në minutën e 90-të, tifozët kanë vërshuar fushën në BayArena.