Leart Paqarada kalon te FC Koln

Mbrojtësi kosovar Leart Paqarada edhe zyrtarisht është pjesë e klubit gjerman FC Koln.

Zyrtarizmin e transferimit e ka bërë vetë klubi gjerman, duke bërë të ditur se Paqarada ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, me klubin që garon në Bundesligën gjermane.

Parqarada citohet të ketë thënë se është kthyer në qytetin ku është rritur, ndërsa e ka konsideruar Kolnin si shtëpi të tij.

“Jam jashtëzakonisht krenar që mund të vesh fanellën e FC Koln sezonin e ardhshëm. Një qytet i tërë që jeton për klubin dhe e do klubin në maksimum. Mezi pres të luaj, por deri atëherë fokusi im i plotë është te FC St. Paul” – citohet të ketë thënë Paqarada për faqen zyrtare të klubit.

Leart Paqarada tek FC Koln është transferuar me parametra zero, ndërsa klubit pritet t’i bashkohet pasi të përfundojë sezoni 2022-2023, në qershor.

Aktualisht FC Koln gjendet në vendin e 11-të të Bundesligës gjermane, ndërsa St. Paul është në vendin e 14-të të Bundesliga 2.