Lazio mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë

Lazio është mposhtur nga Chievo me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.

Chievo është e radhitur në fund të tabelës, dhe fitorja e sotme ndaj Lazios si mysafirë është e para për ta në këtë sezon.

Për Lazion punët u përkeqësuan kur mesfushori serb Milinkovic Savic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’.

Chievo në pjesën e dytë i shënoi dy gola të shpejtë në minutat 49’ dhe 51’.

Golat i shënuan Vignato dhe Përparim Hetemaj.

Pas kësaj humbje Lazio bie në vendin e tetë dhe i humb gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Chievo e cila është zyrtarisht në Serie B,  i ka vetëm 14 pikë.v

 

https://www.youtube.com/watch?v=_qgZjZ-bM9c