Ronaldo: Më pëlqen gjithçka te Juventusi

Cristiano Ronaldo, ka folur për qëndrimin e tij te Juventusi në një intervistë për “DAZN”.

Portugezi, ka thënë se i pëlqen gjithçka te skuadra italiane, Juventus, se kanë kulturë të mirë dhe është klubi më i mirë në Itali, me histori të jashtëzakonshme.

“Më pëlqen gjithçka te Juventusi, siç ju thashë më parë. Ka një kulturë të mirë, është klubi më i mirë në Itali, ai ka një histori të jashtëzakonshme. Jam i lumtur këtu, padyshim që dua të fitoj shumë trofe me Juveventusin. Nuk më pëlqen vetëm Juve, por edhe kultura italiane”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Numri 7 i Bianconerëve, ka thënë se mbrojtësit më të fortë janë bashkëlojtarët e tij, Bonucci, Chiellini dhe De Ligt.

“Mbrojtësit më të fortë janë lojtarët me të cilët stërvitem: Bonucci, Chiellini dhe De Ligt.  Kam luajtur kundër Giorgio Chiellini në Ligën e Kampionëve dhe ai gjithnonë ka qenë i vështirë . Një nga mbrojtësit më të fortë me të cilin jam përballur ndonjëherë”, ka theksuar Ronaldo.

Ronaldo e ka komentuar edhe çmimin e fituar si lojtari më i mirë në Serie A.

“Lojtari më i mirë në Serie A? Kam fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Ligën Italiane. Deri më tani jam unë, vitin e ardhshëm? Nuk e di, duhet të them se ka shumë lojtarë të mirë këtu”, ka potencuar Cristiano Ronaldo.