Cilat janë ndeshjet kryesore në futbollin evropian këtë fundjavë?

Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi që këtë fundjavë të shijojnë disa ndeshje derbi në ligat më të forta në Evropë.

Në Angli, të dielën prej orës 17:30 pritet të zhvillohet ndeshja midis rivalëve të vjetër.  Në “Old Traford”, Manchester United pret Liverpoolin që këtë edicion nuk ka pësuar humbje.

Dallimi në tabelë midis këtyre dy ekipeve është vetëm 4 pikë.

Në pesë takimet e fundit në mes tyre, Liverpool ka dy fitore, Manchester United ka një fitore ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Në Spanjë zhvillohet “EL Clasico” ku Barcelona pret Real Madridin në “Camp Nou”.

Ky do të jetë “El Clasico” i parë që Barcelona e zhvillon pa Lionel Messi.

Para kësaj përballje, Barcelona gjendet në pozitën e shtatë me 15 pikë dy më pak se Real Madrid që gjendet në pozitën e dytë me dy pikë më shumë.

Në ndeshjet e fundit mes tyre, Real Madrid ka tri fitore, një fitore ka Barcelona ndërsa dy takime kanë përfunduar me barazim.

“El Clasico” zhvillohet të dielen prej orës 16:15.

Në Itali, ekipi i Interit pret Juventusin, dallimi në mes këtyre ekipeve është vetëm tre pikë.

Interi gjendet në pozitën e tretë me 17 pikë ndërsa Juventus në pozitën e shtatë me 14 pikë.

Në pesë duelet e fundit në mes tyre, Juventusi ka tri fitore, një takim e ka fituar Interi ndërsa një takim ka përfunduar me rezultat të barabartë.

Ndeshja nis prej orës 20:45 të dielën në mbrëmje.

Ndërsa në Francë zhvillohet takimi mes PSG-së dhe Marseille. Dallimi midis tyre është 10 pikë.

PSG gjendet në pozitën e parë me 27 pikë ndërsa Marseille gjendet në pozitën e tretë me 17 pikë.

Ndeshja zhvillohet të dielën në fillim prej orës 21:00.