Strakosha po e mendon largimin nga Lazio

Duket se portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe anëtari i Lazios, po e mendon seriozisht largimin nga ekipi i Serie A.

Strakosha tash e sa kohë nuk ka arritur që të gjej veten në 11-shën e parë tek Lazio dhe kjo mund të jetë njëra ndër arsyet pse Strakosha dëshiron largimin.

Kontrata e tij mbaron në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit i kanë ofruar kontratën e re për katër vite me vlerë prej 1.5 milion euro në sezone, mirëpo agjenti i Strakoshës ka kërkuar pagën prej 2 milionë euro për sezone.

26 vjeçari është transferuar nga ekipi Salernitana në Lazio në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë Strakosha nuk ka bërë shumë paraqitje për Lazion.