Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Kjo është deklarata e trajnerit të Feronikelit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Feronikeli sonte nuk e pati natën e vet, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 1-0, nga skuadra uellsiane TNS.
Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes u deklarua se ekipi i tij luajti më mirë ndeshjen e parë sonte ndaj TNS-ës.
Ai po ashtu tha se rasti i Jetmir Topallit ishte më shumë penallti se sa ajo në Uells.

“Mendoj se luajtëm aq sa kishim mundësi. Luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë. Më vjen keq prej lojtarëve që nuk fituam dhe tifozëve. Patëm paraqitje të mirë dhe fati na mungoi. Nuk jemi as ekipi i parë as i fundit që u eliminuam përkundër dominimit. Kjo ishte më penallti se sa ajo q morëm në ndeshjen e parë. Arritëm të krijojmë shumë raste, por nuk i shfrytëzuam, për shkak se mungesës së koncenstrimit dhe përvojës. Përvojet fitohet vetëm në këto ndeshje”, ka deklaruar Ramdani.

Feronikeli tashmë në ruandin e dytë do të luaj me fituesin e ndeshjes Sutjeska- Slovan Bratislava.