Bekim Isufi tregon sesi ia dolën të mposhtin Prishtinën

Ballkani e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 0-1, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së dytë në Superligë.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, ka treguar sesi e ka mposhtur skuadrën e Prishtinës.

“Si ne ashtu edhe Prishtina dëshironim me pak gabime. Por në këto ndeshje një gabim mund të sjellë avantazhin ose te disavazhtazhin. Ne këtë ndeshje ne ishim më të durueshëm, ndaj Prishtinës e dimë që nuk duhet spektakli, por të fitohet ndeshja ashtu edhe siç e bëmë ne. Këta djemtë treguan që edhe me një lojtarë më pak mund të ia dalim, treguan karakter. Mbuluam hapësirat dhe ia dolëm”, ka deklaruar Bekim Isufi.

 

Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen nga Ballkani