Zekirija Ramadani e quan katastrofë fillimin e sezonit nga Prishtina

Prishtina ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Superligë duke u mposhtur nga Drenica me rezultat 2-1.

Pas tri xhirove Prishtina i ka dy humbje dhe një barazim duke grumbulluar vetëm një pikë.

Trajneri i Prishtinës e ka cilësuar si katastrofë fillimin e sezonit nga skuadra e tij.

“Nuk besoj se lodhja në angazhimet në Evropë ka ndikuar. Tri ndeshje një pikë kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë. Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka deklaruar Ramadani.

Prishtina befasohet nga Drenica në Skenderaj