Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen nga Ballkani

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 0-1, nga Ballkani, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka deklaruar se i ka munguar agresiviteti në fazën e eliminimit.

“Kishim lojë, kishim kontrollin e lojës dhe posedim të mirë të topit, por na mungoi agresiviteti në fazën e finalizimit. Lojtarët dhanë maksimumin, ndoshta edhe ky ishte maksimumi për këtë takim. Takimi u vendos nga një gol fenomenal i Ermal Krasniqit, dhe e përgëzoj Ballkanin për fitoren”, është shprehur Ramadani.

Ramadani ka deklaruar iu duhet të rikthehen në formë të mirë pas kësaj humbje.

“Si duket, jemi kthyer në avazin e vjetër të sezonit të kaluar, por duhet sa më shpejtë të rikthehemi ashtu siç e kemi mbaruar sezonin e kaluar. Normalisht, përgjegjësinë e ka trajneri. Kemi cilësi për ta mposhtur çdo ekip”, ka shtuar ai.

Prishtina pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë.