Juventus shënon fitore të përvuajtur ndaj Napolit, por me aromë titulli (Foto)

Juventus ka shënuar fitore të përvuajtur ndaj Napolit me rezultat 2-1, si mysafir në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

Kjo ndeshje u karakterizua me shumë tensione, dy kartonë të kuq e shumë të verdhë.

Ndeshja nisi mirë për Juventusin pasi në minutën e 25’ portieri i Napolit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Cristiano Ronaldos.

Juventus kaloi në epërsi në minutën e 28’ me një gol të bukur të Miralem Pjanicit nga gjuajtja e lirë.

Bianconerët epërsinë e dyfishuan në minutën e 39’ me Emre Canin.

Kur u mendua se Juventus do ta menaxhonte pjesën e dytë lehtë ashtu nuk ndodhi.

Miralem Pjanic i Juventusit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 47’.

Pas përjashtimit të Pjanicit nga loja, Napoli e dominoi lojën tërësisht.

Falë dominimit të lojës vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 61’ me Jose Callejon.

Napoli rastin më të mirë që ta barazonte rezultatin e kishte në minutën e 84’ me Lorenze Insingen nga penalltia, por italiani nuk u tregua i saktë.

Pas kësaj fitore Juventus pozicionohet në vendin e parë me 72 pikë, 16 më shumë se Napoli, që tregon se ‘Zonja e Vjetër” në këtë edicion në Serie A pritet të jetë kampion.