Juventus i pandalshëm, e mbyll vitin 2018 me fitore, shkëlqen Ronaldo (Foto)

Juventus ka arritur të shënoj një fitore mjaft të vështirë përballë Sampdorias, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Juventusi e nisi mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Cristiano Ronaldon.

Sampdoria e barazoi rezultatin në minutë e 33’ me Fabio Quagliarellan nga penalltia, e cila u akordua pas shikimit të sistemit VAR.

Bianconerët e rikthyen epërsinë përsëri me Cristiano Ronaldon në minutën e 65’ me anë të penalltisë e cila u akordua përsëri pas shikimit të VAR-it.

Sampdoria shënoi gol në minutë ne 91’, por goli u anulua, pasi u shikua VAR-i.

Sistemi i teknologjisë VAR, sot ishte vendimtar në tre pikët e reja të Juventusit.

Juventus e mbyll vitin 2018 si lidere me 53 pikë, me 17 fitore dhe dy barazime dhe asnjë humbje nga 19 xhiro.