Juventus e ka seriozisht për Salahun

Juventus është gati që ta bëjë një transferim senzacional në afatin kalimtar të verës, duke e transferuar Mohamed Salahun.

Sipas “Tuttosport”, gjiganti i Serie A, dëshiron që ta trasnferojë lojtarin e vitit në sezonin e kaluar në Premierligë.

Italianët ofrojnë Paulo Dybalan  dhe 50 milionë euro për të.

Për Paulo Dybalan interesim ka shprehur edhe Manchester United, por trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka shansin që ta trasnferojë argjentinasin dhe mos ta lejoj transferimin e Salahut në Real Madrid.