Foto: Juventus/Twitter

E konfirmon vëllai i Dybalas, argjentinasi mund të largohet nga Juventusi

Paulo Dybala nuk e ka kaluar një sezon të mirë me Juventusin në këtë sezon, ku në Serie A, i ka shënuar vetëm pesë gola dhe gjashtë asistime në 28 ndeshje të luajtuara, disa prej tyre është inkuadruar në lojë si rezervist.

Gustavo Dybala e ka konfirmuar se numri 10 i Juventusit ka mundësi të largohet nga “Zonja e Vjetër”, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Po, ka një shans të mirë që ai të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim “, tha vëllai i tij.

Ai e ka konfirmuar se Paulo nuk është i lumtur në Juventus si shumë lojtarë të tjerë.

“Nuk mund të them se ku do të shkojë, por ka një shans të madh që Paulo të largohet. Sigurisht që ai nuk është i lumtur atje. Paulo nuk është i vetmi, pasi shumë lojtarë janë jo të lumtur në Juve’’, përfundoi Gustavo në një intervistë për radion argjentinase Futbolemico.