Drejtori sportiv i Juventusit udhëton drejt Unitedit për Pogban

Drejtori sportiv i Juventusit ka udhëtuar për në Angli për të biseduar me drejtuesit e Manchester Unitedit, për transferimin e Paul Pogbas.

Këtë e bën të ditur “Sky Italy”.

Mesfushori francez është lidhur me një largim të mundshëm nga “Old Trafford” në këtë verë.

Për të është e interesuar edhe skuadra e Real Madridit.

Mirëpo, Patrici dëshiron që Pogban ta sjellë përsëri në Itali te “Zonja e Vjetër”.

Pogba ishte pjesë e Juventusit nga viti 2012 deri në vitin 2016.